Në Maqedoninë e Veriut, fushata elektorale për zgjedhjet lokale përfundon sonte në mesnatë, ndërsa votimi do të zhvillohet të dielën, më 19 tetor.
Në këtë proces zgjedhor, që përfshin 80 komuna dhe qytetin e Shkupit si njësi e veçantë, do të marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 kandidatë të pavarur. Në një tubim në Çair të Shkupit, kandidati për kryetar komune, Izet Mexhiti, nga koalicioni VLEN, theksoi synimin e tij për ta transformuar Çairin në një vend të dëshiruar për të gjithë.
Ai vuri në dukje investimet e qeverisë gjatë 15 muajve të fundit, duke përfshirë dhjetëra projekte dhe 100 milion euro të alokuara në këtë zonë. Ndërkohë, në Tetovë, koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim mbylli fushatën e tij.
Bajram Rexhepi, kandidati për kryetar të Komunës Tetovës, premtoi se do të punojë për ta bërë qytetin qendër ekonomike, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve tetovarë për këtë vizion të ri.

Leave a Reply