Procesi i votimit në komunat veriore të Kosovës është zhvilluar pa incidente deri më tani, ndërsa hyrjet e paligjshme nga Serbia për të votuar janë parandaluar.
Sipas Veton Elshanit, zëvendësdrejtor i rajonit të veriut, hapja e qendrave të votimit nuk ka çuar në ndonjë rast për hetim. Ai përmendi se më herët kishin pasur hyrje të paligjshme përmes urës së Bërnjakut, por këtë herë ato janë ndaluar me koordinim nga Policia Kufitare dhe KFOR-i.
Gjithashtu, Elshani përmendi një votim të organizuar nga Lista Serbe, i cili nisi nga sheshi “Car Lazari”. Ky lloj votimi është përsëritur edhe në komuna të tjera veriore.
Situata është raportuar tek KQZ-ja dhe Prokuroria e Shtetit, por nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje. Elshani theksoi se në veri ka shumë rrugë të paligjshme, të cilat janë nën mbikëqyrje të policisë dhe KFOR-it, duke përmendur se deri tani çdo gjë ka shkuar pa probleme.

Leave a Reply