Ridvan Muharremi, i njohur si pronar i restaurantit “Bukë e Zemër”, është përmendur si figura kyçe në akuzat e Prokurorisë Speciale lidhur me manipulimet në rezervat shtetërore.
Sipas aktakuzës së siguruar nga prokurorët Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, Muharremi kishte ndikim të madh në proceset e blerjes dhe negociatave për rezervat, duke bërë ndryshime edhe në planifikimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Në dokumentet e siguruara, përfshirë bisedat në WhatsApp, tregohet se Muharremi kishte propozuar rritjen e blerjes së vajit nga 90 mijë në 200 mijë litra, një propozim që u pranua nga Hafiz Gara, udhëheqësi i Rezervave, i cili njoftoi për ndryshimin përmes emailit.
Provat tregojnë se Muharremi kishte rol të rëndësishëm në finalizimin e kontratës me kompaninë Xanto, duke e lidhur ministren Rozeta Hajdari me drejtuesin e kompanisë. Ndikimi i tij ishte aq i madh sa që zyrtarët e MINT e konsideronin si këshilltar të jashtëm të ministres, ndonëse nuk kishte leje sigurie për informacione të ndjeshme.
Presioni nga Hajdari për të bashkëpunuar vetëm me Muharremin u dokumentua në aktakuzë.

Leave a Reply