Edon Zhegrova bëri debutimin e tij në Serie A për Juventusin në ndeshjen kundër Veronas, vetëm disa ditë pas paraqitjes së tij të parë në Ligën e Kampionëve me fanellën e bardhë e zi. Sulmuesi kosovar hyri në lojë në minutën e 83-të të ndeshjes, e cila përfundoi me barazim 1-1. Për Juventusin shënoi Francisco Conceicao, ndërsa për Veronan ishte Gift Orban që gjeti rrjetën.
Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, diskutoi mbi formën e Zhegrovës, duke theksuar se ai ende nuk ka arritur potencialin e tij maksimal. “Zhegrova ende nuk është në formën e tij më të mirë dhe duhet të punojë për të arritur nivelin e duhur për të bërë diferencën,” deklaroi Tudor.
Zhegrova u bashkua me Juventusin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, për një tarifë prej 20 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuse. Para transferimit, ai kaloi dy sezone e gjysmë me Lille, pas një periudhe te Baseli.

Leave a Reply