Në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A, Juventus triumfoi me rezultat 0:2 kundër Pisas.
Golat që i siguruan fitoren ekipit torinez erdhën nga një autogol i Calabresit dhe një finalizim i Kenan Yildizit. Një rol të rëndësishëm në këtë ndeshje pati futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, i cili, pas futjes në fushë, ndikoi në ndryshimin e rrjedhës së lojës, duke ndihmuar ekipin të shënojë dy herë.
Falë kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 32 pikë, duke forcuar pozitat e tyre në kampionat.

Leave a Reply