Zinedine Zidane, një nga emrat më të njohur të futbollit francez, ka treguar dëshirën e tij për të rikthyer në rolin e trajnerit, duke mos përjashtuar mundësinë e drejtimit të një klubi si Juventusi.
Ai ka shprehur gjithashtu ambicien e tij për të marrë një ditë drejtimin e Kombëtares së Francës. Që nga viti 2021, Zidane nuk ka qenë në krye të asnjë skuadre, por mbetet optimist për të ardhmen.
“Juventusi është gjithmonë në zemrën time”, ka pohuar ai, duke lënë të hapur mundësinë për një kthim të mundshëm në këtë klub. Gjatë një interviste, Zidane ka diskutuar për kalimin e tij nga lojtari në trajner dhe për rolin që kanë pasur lojtarët dhe trajnerët në formimin e tij.
Ai ka vlerësuar veçanërisht Marcello Lippi për mbështetjen e dhënë gjatë kohës së tij në Itali. Gjithashtu, ka përmendur marrëdhënien e ngushtë me Carlo Ancelottin, të cilin e konsideron mik dhe mentor.
Rikthimi i Zidane në futboll pritet me interes të madh dhe do të ndiqet me vëmendje nga bota sportive.

Leave a Reply