Të paktën 25 persona kanë humbur jetën në një zjarr tragjik që përfshiu një klub nate në Goa, një destinacion i njohur për turizmin dhe jetën e natës në Indi.
Ngjarja ndodhi në Birch by Romeo Lane, një lokal popullor në lagjen Arpora, rreth mesnatës. Mes viktimave ishin edhe disa turistë.
Sipas hetimeve fillestare të policisë, zjarri filloi në katin e parë dhe përhapet shpejt në të gjithë ndërtesën. Shumica e viktimave ishin bllokuar në bodrum, duke mos mundur të dalin.
Zyrtarët sqaruan se pjesa më e madhe e të vdekurve ishin punëtorë të lokalit. Kryeministri i Goas, Pramod Sawant, ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar një hetim të plotë për incidentin, duke paralajmëruar masa të rënda për ata që do të gjenden fajtorë për neglizhencë.
Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të shuar flakët dhe për të shpëtuar të mbijetuarit. Kryeministri indian, Narendra Modi, e quajti këtë ngjarje “jashtëzakonisht të trishtuar”.
Goa, si një ish-koloni portugeze, çdo vit tërheq miliona vizitorë për plazhet dhe atmosferën e saj bregdetare.

Leave a Reply