Podujeva ka pranuar një kamion të ri zjarrëfikës me autoshkallë prej 32 metrash, njoftoi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ky është kamioni i tretë i këtij lloji që dorëzohet për shërbimet e zjarrfikësve dhe vjen pas furnizimit me dy kamionë të tjerë për ndërhyrje në objekte të larta dhe në distanca të mëdha. Ministri Sveçla theksoi se ky investim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të pajisur njësitë e zjarrfikësve me teknologji të avancuar, duke përmirësuar kështu kapacitetet e tyre operacionale.
Ai u shpreh se pajisjet moderne do të lehtësojnë reagimin më të shpejtë dhe më të sigurt në mbrojtje të banorëve dhe pronave të tyre. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në praninë e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, Sekretarit të MPB-së, Genc Metaj, dhe Shefki Abdullahut, ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të AME-së.
Ky zhvillim synon të përmirësojë ndjeshëm shërbimet e zjarrfikësve në rajon.

Leave a Reply