Zjarri përfshin një banesë në Tropojë

Një zjarr ka përfshirë një banesë dy katëshe në fshatin Cernice të Tropojës, ku jetonin dy familje.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga ngjarja, por u shkaktuan dëme materiale. Pesë ekipe zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Ende nuk janë përcaktuar arsyet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *