Zogaj njofton për pasoja të mëdha pas deklaratave të debatueshme të Kurtit në Shtetet e Bashkuara

Deklaratat tepër kontraverse të deputetit Albin Kurti, të bëra para dy ditësh në Shtetet e Bashkuara, kanë shkaktuar reagime të ashpra, me ekspertë politikë që kanë kritikuar qëndrimet e pazakonta të Kurtit në lidhje me vendimin e SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik. Analisti politik Petrit Zogaj vlerëson se këto deklarata i japin Serbisë një mundësi për të paraqitur Kosovën si një faktor problematik në rajon.

Sipas Zogajt, një memo e mundshme nga Ministria e Jashtme e Serbisë me titullin “Kosova nuk shqetësohet për interesat amerikane në Ballkan” mund të shpërndahet lehtësisht në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan, pa nevojë për përkthim apo interpretim shtesë.

“Kosova nuk shqetesohet per interesat amerikane ne Ballkan.” Ky mund të jetë titulli i një memo nga ministria e jashtme e Serbisë pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës dhënë para dy ditësh në ShBA, dhe e njëjta memo shpërndahet në Shtëpi të Bardhë, Departament të shtetit dhe kongres. Nuk i duhet as përkthimi, sepse Kurti është mjaft i kujdesshëm që këto deklarata t’i japë në anglisht. MPJ-së serbe nuk i duhet asnjë angazhim shtesë për ta paraqitur Kosovën si problematike në rajon. I ka të gatshme, të artikuluara qartë, e në shumë raste nga kryeministri i Kosovës.

Ndërkohë, nuk ka administratë më të përshtatshme sesa kjo aktualja në ShBA që t’i thuhet që s’me interesojnë e shqetësojnë interesat e tua në Ballkan. Me të njëjtën monedhë dhe me plot të drejtë mundet me ta kthyer, “as Amerikës nuk i interesojnë interesat e Kosovës dhe rrjedhimisht tërhiqemi nga angazhimet tona të përditshme në këtë shtet.” Dhe kjo as që do të thuhet më, vetëm do të tërhiqen heshturazi, ndërsa Kurti le t’i bashkohet presidentit kolombian në kritika për ShBA-në.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *