Zona Ekonomike e Prizrenit, gati për t’u aktivizuar pas 4 vitesh

Mytaher Haskuka, kandidat për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE me numrin 50, ka bërë të ditur se në Prizren ndodhet zona më e madhe ekonomike në Kosovë.

Kjo zonë, me një sipërfaqe mbi 80 hektarë, u përfundua në vitin 2021, gjatë kohës që ai ishte kryetar i Komunës, me një investim prej mbi 1.5 milionë euro. Sipas Haskukës, kjo zonë është e pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme për aktivitetet prodhuese, por është bllokuar për katër vite nga qeverisja lokale e udhëhequr nga PDK-ja.

Ai shprehet se mungesa e vullnetit politik ka penguar shpalljen e saj si “zonë ekonomike”. Haskuka thekson se, nëse zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohet për vënien në funksionim të kësaj zone sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shtuar se fondet për këtë qëllim janë ndarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai beson se funksionalizimi i zonës do të sjellë investime të reja dhe zhvillim ekonomik për Prizrenin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *