Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka zhvilluar mbledhjen e parë të bordit për vitin 2026, ku është shqyrtuar kërkesa për përcaktimin e të hyrave dhe tarifave të NEMO-s për periudhën 2026–2028.
Muharrem Gashi, udhëheqës i Departamentit të tarifave në ZRRE, theksoi se tarifat për Kosovën do të mbeten të pandryshuara dhe nuk do të ketë rritje të çmimive të energjisë. Gashi sqaroi se të hyrat e lejuara të propozuara përfshijnë elementë si kostot operative, investimet kapitale dhe amortizimet.
Për Kosovën, vlerat e propozuara përfshijnë 669,028 euro për vitin 2026, 712,410 euro për vitin 2027, dhe 835,613 euro për vitin 2028. Këto shifra kryesisht mbulohen nga kostot operative.
ZRRE ka pranuar aplikimin e ALPEX-it dhe, pas një shqyrtimi të detajuar teknik, financiar, dhe ligjor, ka zhvilluar një konsultim publik, i cili nuk ka marrë komente. Këto tarifa nuk përfaqësojnë çmimet e energjisë në bursa, pasi tregu i formon ato automatikisht bazuar në ofertat dhe kërkesat e tregut.

Leave a Reply