ZRRE: Rëndësia e kursimit të energjisë për stabilitetin vjetor

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) zhvilloi një mbledhje me përfaqësues të kompanive të licencuara në sektorin energjetik për të shqyrtuar masat e nevojshme për sigurimin e furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës së fundvitit, kur konsumi pritet të rritet ndjeshëm.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s. Diskutimet u përqendruan në sfidat që sjellin periudhat festive, si ndikimi i kushteve dimërore në prodhim dhe shpërndarje, kufizimet teknike të rrjetit, dhe nevoja për balancim mes prodhimit, importit dhe konsumit të energjisë.

ZRRE kërkoi nga operatorët hartimin dhe përditësimin e planeve të menaxhimit për situata të paparashikuara. Ndërkohë, ZRRE apeloi për kujdes dhe racionalitet nga qytetarët dhe bizneset në përdorimin e energjisë, duke theksuar se kursimi i energjisë ndihmon në stabilitetin e sistemit.

ZRRE njoftoi se do të vazhdojë monitorimin e situatës për të garantuar furnizim të qëndrueshëm gjatë sezonit të fundvitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *