Në Zvicër u mbajt një tubim përkujtimor me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë më 15 janar.
Organizuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues nga diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe anëtarë të Institutit për Personat e Zhdukur me Dhunë, të udhëhequr nga Andin Hoti. Gjatë ceremonisë, familjarë të të zhdukurve dhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme nga Zvicra, Franca dhe Italia ishin të pranishëm, duke përfshirë edhe komunitetin arbëresh.
Qendra nderoi disa individë dhe organizata që kanë kontribuar në mbështetjen e aktiviteteve të saj ndër vite. Kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, mbajti një fjalim ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe domosdoshmërinë e zbulimit të së vërtetës mbi krimet, duke kërkuar drejtësi për viktimat e gjenocidit.

Leave a Reply