Zvicra po përballet me një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe po planifikon të rekrutojë rreth 85 mijë punëtorë të huaj për të plotësuar këtë boshllëk.
Spitalet, sektori i turizmit dhe inxhinieria janë ndër sektorët që kërkojnë profesionistë me përvojë dhe të sapodiplomuar. Paga e ofruar për këto pozicione fillon nga 3.500 euro në muaj, duke arritur deri në 6.500 euro, në varësi të profesionit.
Sektorët më të prekur nga mungesa përfshijnë shëndetësinë, ku nevoja për mjekë është urgjente, pasi një e katërta e tyre janë mbi moshën 60 vjeç. Kërkesa është gjithashtu e lartë për inxhinierë, specialistë teknologjie, personel hoteli e restorantesh, dhe punëtorë të kualifikuar.
Për të përshpejtuar procesin e punësimit, kandidatët mund të aplikojnë përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore. Njohja e gjuhëve gjermane dhe italiane përbën një avantazh të madh për aplikantët.

Leave a Reply