Një operacion i gjerë policor në Zvicër ka vënë në shënjestër artistët shqiptarë që performojnë atje pa leje pune, duke përfshirë këngëtaren Eva Ndoja.
NEUE ZUERCHER ZEITUNG, një media prestigjioze zvicerane, ka raportuar për marrëveshjet ilegale të këngëtarëve me klubet lokale, duke e cilësuar këtë fenomen si një “botë të errët”. Eva Ndoja, e cila jeton në Gjermani, u paraqit në Gjykatën e Qarkut në Uster, duke kundërshtuar akuzat se kishte performuar pa leje pune.
Ajo ndodhej në klub si mysafire dhe pretendon se ishte ftuar për të festuar Bajramin, pa ndonjë kontakt paraprak me organizatorët. Ndoja, e cila nuk pranoi të kishte marrë ndonjë pagesë, deklaroi se ishte përdorur si “karrem” për të tërhequr publikun.
Gjatë gjyqit, një dëshmitare e mbrojti, por ajo rezultoi të ishte e përfshirë në aktivitete të dyshimta. Në fund, Ndoja u shpall e pafajshme dhe do të kompensohet me 6 mijë franga.
Ajo theksoi se kishte fituar drejtësinë e saj dhe e priste këtë vendim.

Leave a Reply