Zyrapi nuk shtohet si dëshmitar, pranohen pesë dëshmi të shkruara

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të mos lejojnë që Bislim Zyrapi të përfshihet në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Megjithatë, pesë deklaratat e mëparshme të Zyrapit do të pranohen për krahasim të dëshmive, për të vlerësuar qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e tyre. Mbrojtja kishte kërkuar që Zyrapi të përfshihej në listën e dëshmitarëve sipas Rregullës 153, duke argumentuar se ai është një dëshmitar kyç për çështjen.

Prokuroria kundërshtoi, duke pretenduar se deklaratat nuk janë të besueshme dhe nuk përmbushin kriteret e Rregullës 153. Sipas prokurorisë, deklaratat duhet të përdoren vetëm për qëllime krahasimi, jo për të provuar përmbajtjen e tyre.

Trupi gjykues vlerësoi se nuk është e nevojshme përfshirja e Zyrapit në listën e mbrojtjes, por pesë deklaratat e tij do të pranohen sipas Rregullës 138 për të vlerësuar dëshminë e tij. Ky vendim synon të ruajë ekuilibrin procedural dhe të sigurojë që palët të kenë mundësi për pyetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *