Policia e Kosovës, së bashku me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka ndërmarrë një aksion të rëndësishëm sot pasdite, duke synuar zyrtarë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, konfirmoi se operacioni ka përfunduar me sukses. Hetimi, i cili ka zgjatur disa muaj, ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë të lidhur me abuzimet në procesin e shpronësimeve të pronave private.
Në mesin e të arrestuarve janë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M., disa zyrtarë nga avokatura si N.
K., M. D., dhe B.
D., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F. I.
Ata akuzohen për krijimin e një grupi të organizuar kriminal që ka shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit përmes veprimeve të paligjshme. Sveçla theksoi se koha e mosndëshkimit të zyrtarëve publikë ka përfunduar dhe se ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Ai vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe angazhimin qytetar për ndërtimin e një shteti të drejtë e të zhvilluar.

Leave a Reply