Zyrtarët e Policisë Suedeze dyshohen për mashtrim me leje të veçantë

Një hetuese policore në Suedi është përballur me drejtësinë për dyshime se ka keqpërdorur lejet shëndetësore për të zgjatur qëndrimin e saj gjatë pushimeve verore në Kosovë.

Ky veprim dyshohet se është përsëritur për tre vite rresht. Hetimet u iniciuan në Stokholm pasi u vërejt një rritje e numrit të kërkesave për pushime shëndetësore gjatë muajve të verës.

Një rast i veçantë zbuloi se hetuesja kishte kërkuar pushim shëndetësor pikërisht në ditën kur duhej të kthehej nga pushimet e saj vjetore. Në gjykatë, punonjësja me origjinë shqiptare ka deklaruar se vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, duke theksuar se nuk kishte marrë kurrë pushim shëndetësor për një vit të plotë.

Autoritetet suedeze kanë zbuluar se fluturimet për pushimet e saj në vitet 2023, 2024 dhe 2025 ishin rezervuar pas datës së kthimit në punë, ndërsa ajo kishte përfituar rreth 17,000 krona suedeze për ditët e pushimit shëndetësor. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në gjashtë muaj burgim për mashtrim dhe deklarim të rremë.

Mediat kanë publikuar pamje të saj në Prizren gjatë kohës kur duhej të ishte në detyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *