Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka zbuluar një rast të pazakontë gjatë shqyrtimit të deklaratave të pasurisë.
Një zyrtar i Administratës Tatimore, i njohur si S.S., ka deklaruar një pagë mujore prej 817 eurosh, të cilën pretendon se nuk e ka përdorur fare. Ai ka shpjeguar se jeton me të ardhura nga qiraja dhe mbështetje financiare nga familjarët në diasporë.
APK-ja ka konstatuar se S.S. nuk ka deklaruar plotësisht të ardhurat dhe pasuritë e tij, duke përfshirë të ardhurat nga qiraja dhe kontratat e pasurisë.
Për këtë arsye, çështja është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. S.S.
ka argumentuar se ka trashëguar një të ardhme të mirë financiare falë punës së babait të tij jashtë vendit për 33 vjet, dhe se merr ndihmë të vazhdueshme nga motra dhe fëmijët që jetojnë jashtë. Ai ka theksuar edhe mbështetjen e bashkëshortes së tij, e cila ka të afërm të punësuar në Zvicër.
Prokuroria e Shtetit është informuar për këtë çështje më 19 qershor 2025. Përpjekjet për të marrë një koment nga S.S.
kanë qenë të pasuksesshme.

Leave a Reply