Zyrtari i ASHNA korrigjohet për parashikimin e motit për festat

Platforma meteorologjike në Kosovë, Meteo Kosova, ka hedhur poshtë deklaratat e menaxherit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci, i cili kishte paralajmëruar për temperatura shumë të ulëta gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Gosalci kishte postuar në Facebook se temperaturat në Kosovë mund të zbresin deri në – 20 gradë Celsius në natën e ndërrimit të motmoteve. Ai kishte theksuar se priten reshje bore dhe acar me temperatura polare.

Megjithatë, Meteo Kosova ka sqaruar se parashikimet e tyre nuk mbështesin këtë skenar. Sipas tyre, informacionet e marra nga burime globale meteorologjike tregojnë se nuk do të ketë kushte kaq ekstreme në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Kjo përplasje mes dy institucioneve ka ngjallur interes për parashikimet e motit në fund të vitit, duke i lënë qytetarët të presin me kuriozitet zhvillimet e mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *