Një operacion i përbashkët i policisë dhe AKI-së ka rezultuar me arrestimin e disa individëve, përfshirë një punonjës të Administratës Tatimore të Kosovës.
Burime nga Klan Kosova raportojnë se Goran Laziq u kap në flagrancë në Llapnasellë, teksa po merrte një shumë parash. Gjithashtu, në mesin e të arrestuarve janë përfshirë edhe kryetari i Gjykatës në Graçanicë, J.M., dhe ish-ministri i Tregtisë, F.I.
Duhet theksuar se të gjithë të përmendurit në këtë hetim konsiderohen të pafajshëm derisa një vendim gjyqësor i formës së prerë të vendosë ndryshe.

Leave a Reply