Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) është pezulluar pasi dyshohet për tentativë kontrabande në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Incidenti u parandalua pas marrjes së informacioneve nga organet e sigurisë, që çuan në kontrollin e tij në hyrje të institucionit. Gjatë këtij kontrolli, tek zyrtari me inicialet S.D.
u zbuluan substanca të dyshuara narkotike që ai dyshohet se po përpiqej t’i fuste brenda qendrës. Menjëherë pas këtij zbulimi, Policia e Kosovës dhe Prokuroria u njoftuan, dhe zyrtari u arrestua.
Rasti aktualisht po hetohet nga autoritetet përkatëse të drejtësisë. SHKK ka konfirmuar marrjen e masave disiplinore të menjëhershme ndaj të dyshuarit, duke pezulluar atë nga detyra deri në një vendim të mëtejshëm nga Komisioni Disiplinor.
Në njoftimin zyrtar, SHKK përsëriti angazhimin e saj për të luftuar çdo veprim që rrezikon sigurinë dhe integritetin e institucioneve korrektuese, duke vepruar në përputhje me ligjin pa përjashtim.

Leave a Reply