Njësiti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës ka kryer një operacion në Prishtinë, ku është arrestuar një zyrtar për përfshirje në keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Burime nga IndeksOnline tregojnë se zyrtari i arrestuar është Lulzim Bajrami, udhëheqës i divizionit të prokurimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Ai akuzohet se ka ndihmuar operatorët ekonomikë të fitojnë tenderë të caktuar, duke manipuluar kriteret e përcaktuara nga autoritetet, në mënyrë të paligjshme.
Vlera e tenderëve të përfshirë arrin mbi 8.8 milionë euro. Policia ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke zbatuar masa hetimore përfshirë sekuestrimin e pajisjeve të komunikimit.
Bajrami, pas intervistimit, është vendosur në paraburgim për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply