Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka shprehur në mënyrë ironike mendimin e tij mbi rezultatet e zgjedhjeve të fundit.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me mbi 94,09% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 49,92%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,15%, ndërsa LDK renditet e treta me 13,81%, siç raporton Klankosova.tv. Sadiku ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video ku dëgjohet një këngë e Medës, duke përfshirë frazën simbolike “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”.
Kjo shprehje duket se pasqyron zhgënjimin e tij lidhur me rezultatet e arritura nga partia e tij në këto zgjedhje.

Leave a Reply