Zyrtari: Pasiguri për vendndodhjen dhe detajet e incidentit të serbit

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se është e domosdoshme verifikimi dhe provimi i fakteve në lidhje me incidentin e plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq.

Policia kishte lëshuar më parë një komunikatë për shtyp mbi këtë ngjarje. Në një intervistë për Frontal në T7, Elshani theksoi se ende nuk janë plotësisht të bindur nëse incidenti ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

Ai shpjegoi se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se nuk mund të japin detaje të tjera për momentin. “Nuk jemi të sigurt nëse ngjarja ka ndodhur në territorin tonë, në pikën zero, apo në territorin e Serbisë,” shtoi ai, duke theksuar se hetimet po kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Elshani konfirmoi gjithashtu se janë intervistuar qytetarë dhe janë mbledhur informacione që kërkojnë verifikim të mëtejshëm, duke pranuar se ende nuk kanë një pamje të qartë të asaj që ka ndodhur në atë zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *