Zyrtari policor në Vërmicë arrestohet për korrupsion

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është arrestuar sot nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) me dyshimin për përfshirje në korrupsion, ndërsa një qytetar serb është ndaluar për ryshfet.

IPK njofton se, bazuar në hetimet fillestare, zyrtari në fjalë dyshohet se pranoi mjete monetare për të lejuar hyrjen në Kosovë të një shtetasi të Serbisë, të cilit i ishte ndaluar më parë hyrja në vend. Hetimet filluan menjëherë pas marrjes së informacionit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Si rezultat i operacioneve hetimore, zyrtari policor u arrestua dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me vendim të prokurorit kompetent. Në të njëjtën çështje, qytetari serb u arrestua dhe ndaj tij është iniciuar procedura penale për “Dhënie ryshfeti”.

Ai gjithashtu është ndaluar për 48 orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *